Home AKTUALITET POLITIKË Hapja e pikës së re kufitare me Malin e Zi, Dritan Abazoviç...

Hapja e pikës së re kufitare me Malin e Zi, Dritan Abazoviç tepër i entuziasmuar, shihni si ja kap duart Ramës dhe Krivokapic para se ta inagurojnë

14

Një pikë e re doganore është hapur ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku pjesë e inagurimit kanë qenë Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez, Zdravko Krivokapic.

Në këtë ceremoni nuk ka munguar as zv/Kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është shfaqur tepër i entuziasmuar në momentin kur dy kryeministrat do të prisnin shiritat.

Ai shihej në video si i kap duart Ramës dhe Krivokapic dhe i shoqeron në prerjen e shirit të inagurimit, që simbolizon hapjen zyrtare të pikës së re kufitare.