Banorët kërkojnë më shumë investime

Këto pamje i takojnë sheshit të pallateve në  lagjen “Partizani ”në bashkinë e Elbasanit. Siç tregohet  edhe nga pamjet nevoja për të ndërhyrë për ta rehabilituar është mëse e nevojshme. Sheshi përpara pallateve të lagjes është në gjendje të mjerueshmë çka për banorët është një problem madhor .

 Ata shprehen se gjatë shirave hapsirat publike përmbyten dhe shpesh here e kanë të vështirë të dalin  nga shtepia . Banoret thone se fëmijët e tyre dalin për të kaluar kohën e lirë këtu por për shkak të gropave dhe baltës është e pamundur të argëtohen ndaj kërkojnë më shumë investime për ta kthyer në një hapsirë të gjelbër.

Banorët shprehen se  bashkia e Elbasanit ka investuar në rrugën kryesore por nuk ka ndërhyrë në rehabilitimin e shesheve të pallateve.\