Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, në mungesë të kryeminisri Edi Rama, zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka firmosur vendimin për shtyrjen me një vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe atyre të shërbimit.
Vendimi:
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.389, DATË 12.6.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET PËR LËSHIMIN E PASAPORTËS DIPLOMATIKE DHE ASAJ TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shteti”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në pikën 14, të vendimit nr.389, datë 12.6.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… pasaportat përkatëse deri më datë 30 qershor 2021.” zëvendësohen me “… pasaportat e vlefshme përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2022”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Kujtojmë se me vendimin e vjetër, këto pasaporta kishin vlefshmëri deri në 30 qershor 2021, ndërsa tashmë ato do të jenë të vlefshme deri në kenë vlefshmëri 31 dhjetor 2022. Debati mbi pasaportat diplomatike dhe titujt e konsujve të nderit nisi nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj, i cili u kërkoi 350 personave të rikthenin pasaporta diplomatike, pasi i kishin në kundërshtim me ligjin.