Një konflikt mes dy personave në gjendje të dehur ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në qytetin e Pogradec-it.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit dhe sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe ka agravuar në një ‘luftë’ me karrigë dhe shishe nga dy personat.

I plagosur ka mbetur Vasjan Dervishi, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që aktualisht personi i shoqëruar nuk ka mundur të dëshmojë pasi është ende nën efektin e alkoolit.