Nga Ylli Manjani

Hej, ky është ALARM demokratik!

Vjet qeveria nxori 36 Akte Normative me fuqinë e ligjit.

Pra plot 36 herë ajo vendosi të mos zbatojë ligjet kuadër të shtetit.

36 herë vendosi që të mos i bindet vullnetit të ligjit të popullit.

Në këmbim ajo vendosi të imponojë vullnetin e saj, duke anashkaluar ligjet kuadër të vendosura nga Parlamenti, ushtruesi ekskluziv i sovranitetit të popullit.

36 herë qeveria politikisht vendosi të përmbysë hierakinë e normave të shtetit; të anashkalojë vullnetin e sovranit;

të nëpërkëmbë autoritetin kushtetues të Parlamentit;

Të dërrmojë idenë e sundimit të ligjit në mënyrë të drejtë e të barabartë.

Në disa prej herëve të 36-ta qeveria vendosi të dhunojë edhe liri e të drejta ligjore ndaj invividëve.

Vendosi të anashkalojë edhe vetë Kushtetutën!!!

Por, letë themi që vjet kishte një alibi: PANDEMINË. Megjithse edhe për të kishim ligj kuadër, por hajt më, Shqipëri hesapi dhe ta pranojmë deri diku që kishte një arësye të madhe.

Po sivjet?!

Deri në korrik 2021 qeveria vendosi të anashkalojë zbatimin e ligjeve kuadër të shtetit; autoritetin e Kuvendit; sovranitetin e shqiptarëve dhe sundimin e ligjit plot 28 herë!!!!

28 akte normative me masa të posaçme që shmangin buxhetin dhe hapin rrugë për abuzim me të!!!

Po ta mbyllim Parlamentin se nuk u dashka më!

Ti mbyllim dhe gjykatat se ska kuptim burgu për askënd kur qeveria nuk zbaton ligjet e parlamentit!!!

Qeveria është dhunuesja më e madhe e Kushtetutës dhe ligjeve!

Që të sqarohemi, ligjet kuadër në fuqi kanë parashikuar funksionimin e shtetit edhe në raste emergjence. Pra nuk kishte e as ka nevojë të ngutshme për masa politike që të zëvendësojnë masat ligjore!!!

Por qeveria ka dalë mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi popullin e saj!

Kjo është një provë flagrante që nuk qeverisemi më nga normat, por nga masat e posaçme. Ky është fiks Maßnahmenstatt, që ndërtoi mustaqepreri i Gjermanisë….

Ju siguroj që me këto statistika edhe parlamenti i Ugandës do ishte alarmuar.

Në Europën e sotme sigurisht nuk gjendet dot një rast i tillë!!!


Sigurisht e kuptoj që populli do bukë më shumë sesa Kushtetutë, por halli është që do hajë dru gjithnjë e më shumë, nëse pranon të qeveriset pa ligje të drejta e të barabarta.