Boksieri Justin Thornton, ka vdekur pas lëndimeve të pësuara në një humbje me nokaut në BKFC 20 në muajin gusht të këtij viti. Thornton luftoi me Dillon Cleckler në një ndeshje të peshave të rënda në BKFC 20 në Biloxi, Miss.

Thornton u nxor jashtë ringut me një barelë dhe thuhet se ishte shtruar në spital pas mbylljes së ndeshjes ku edhe ka vdekur.

Pas këtij lajmi ka reaguar boksieri që i shkaktoi vdekjen, Cleckler, shkruan Telegrafi.

“Si luftëtar asgjë nuk iu përgatit për lajmin që mora këtë mëngjes gjatë rrugës për në stërvitje. Disa prej jush mund të mos keni dëgjuar ende, por kundërshtari im i fundit Justin Thornton vdiq mbrëmë për shkak të pneumonisë. Nuk mund të mos ndihem absolutisht i shkatërruar për këtë, sepse e njoh Justin prej vitesh. Jo shumë njerëz e dinë këtë, por ne luftuam 8 vjet më parë dhe ai më tha menjëherë se donte tjetër ndeshje. Unë e di se kur ai mori telefonatën për ta marrë më në fund atë rindeshje në një skenë më të madhe, ai pa një mundësi të madhe dhe e shfrytëzoi atë. Justin është një luftëtar. Ishte në gjakun e tij të luftojë. Ai e donte atë. Ai luftoi këdo, në çdo kohë dhe kudo dhe kur nuk kisha kundërshtar, ai prapë hodhi mundësinë për të hyrë atje me mua përsëri”.

”Cilido burrë ose grua që futet në ring është gjë e veçantë, ata marrin një rrezik që 99% e botës nuk do ta merrte kurrë dhe nganjëherë as unë nuk e di pse e bëjmë. Por Justin ishte luftëtar gjatë tërë jetës dhe nuk meriton asgjë veç respektit. Lutjet dhe mendimet e mia janë me Justin Thornton dhe familjen e tij. U prehtë në paqe”, përfundon shkrimi i tij në rrjetin social.