Drejtori i Transportit Publik në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, në një intervistë për televizionin Fax Neës, ka sqaruar se cila është arsyeja se përse gjatë periudhës qershor–gusht nuk do të ketë abone të përgjithshme për qytetarët.

Punavija ka theksuar se kjo periudhë do të shërbejë si një analizë për të parë si duhet të funsionojë transporti publik në të ardhmen, cilat janë ato linja që duhet të hiqen ose të bashkohen mes tyre, për të sjellë një cilësi më të lartë shërbimi për kryeqytetasit.

Punavija ka theksuar se pas analizës 3-mujore nuk do të ketë ndryshim të cmimit të biletës dhe as aboneve, si në terma afatshkurtër ashtu dhe terma afatgjatë.

“Heqja e abonesë së përgjithshme është marrë në këtë moment, sepse kjo periudhë kohore është më e përshtatshme pasi bie fluksi i njerëzve që përdorin transportin publik. Gjatë verës studentët ikin dhe njerëzit drejtohen drejt plazheve.

Është e pamundur që një volum udhëtimi të bie në 30%. Nuk është e lehtë të merret një vendim i tillë.

Të gjitha vendimet që duhet të ndërrmeren në të ardhmen  duhet të jenë të bazuara mbi një analizë paraprake.

Gjatë ditës së djeshme në të gjitha pikat abonetë e linjës janë shitur normalisht, nuk e di ditën e sotme. Çmimi i shërbimit nuk do të ndryshojë si në terma afatmesëm ashtu dhe në terma afatgjatë, si për abonetë e linjës ashtu dhe për biletën

E mira e këtij studimi 3 mujor do të jetë që dhe ne të kuptojmë më mirë situatën, si linjat e qytetit të funksionojnë dhe çfarë duhet vbërë për të përmirësuar shërbimin.

Abuzizmi me abonet dhe evizioni fiskal ka qenë prezent, pasi nuk shpjegohet ndryshe çmimi i ulët i atyre aboneve”