Ditën e sotme ashtu siç ishte planfiikuar, po organizohet protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës në lidhje me heqjen e abonesë së përgjithshme.

Është dërguar në bashkinë e Tiranës një peticion me 11 mijë firma, të mbledhura nga Organizata Politike ku kërkohet rikthimi i abonesë së përgjithshme. Aktualisht po zhivllohet protesta dhe qytetarët kanë shprehur të gjithë acarimin e tyre për situatën që është krijuar me heqjen e abonesë së përgjithshme.

Qytetarët:

Nëse nuk kthejnë abonenë e përgjithshme do djegim urbanat, por edhe bashkinë.

Bashkia e Tiranës të kap dhe të nxjerr për leckash sepse oligarkët për Erion Veliajn janë më të rëndësishëm sesa populli. Nëse je në Tiranë, për bashkinë nuk ekziston, ndërsa për Erion Veliajn ti je asgjë vetëm një numër.

Nëse je i papunë je i detyruar të rrish në lagjen ku jeton sepse të mohojnë të drejtën e punës dhe madje edhe lëvizjen. Aboneja e përgjithshme jo vetëm që duhet rikthyer por duhet urgjentisht të përgjysmohet çmimi i saj.

Është gjynah që njerëzit në nevojë të shkojnë në punë në këmbë. Nuk lëvizim dot nëpër qytet. Ju lutem institucioneve të kthejnë abonenë, të mos acarojnë popullin kot.

fax