Në rrjetet sociale është thirrur një protestë përpara ministrisë së brendshme dhe asaj të transportit, pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

Njoftimi në rrjetet sociale:

Të paktën për një ditë ti lemë qoftet dhe birrat nga tendat tek sheshi “Skënderbej” dhe të transferohemi pak nga Min.Brendëshme dhe Min. Transportit. Në shenjë reagimi mbi aksidentet rrugore në vend, të mblidhemi tek këto dy vende dhe te shtrihemi ne tokë “si të vdekur” duke dhënë një mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Ështe momenti për të reaguar. Sot në atë aksident mund të isha unë, ti apo kushdo nga ne! Sot,ora 20:00 duhet të jemi të gjithë bashkë në shenjë proteste dhe ndërgjegjësimi