Një juri në Manhatan ka votuar për të paditur Doland Trump shkruan CNN.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një president aktual ose ish-president do të përballet me akuza penale.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka hetuar ish-presidentin për ngjarjen që lidhet me pagesën  prej 130.000 dollarësh ndaj yllit të pornos Stormy Daniels që të heshte pasi kaluan natën bashkë

Ky vendim me siguri do të jetë tronditës për të gjithë SHBA.

Veprimi ligjor kundër Trump e shtyn fushatën presidenciale të vitit 2024 në një fazë të re – ku ish-presidenti është zotuar të vazhdojë të konkurrojë përballë akuzave penale.

Trump i ka quajtur shpesh hetimet e ndryshme rreth tij një “gjueti shtrigash”, duke u përpjekur të ndikojë opinionin publik mbi to duke e paraqitur veten si viktimë e atyre që ai pretendon se janë hetime politike të udhëhequra nga prokurorët demokratë. r.t/abcnews.al