Një sasi tritoli, e vendosur në pjesën e poshtme të një makine tip Benz, shpërtheu mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Makinë është në pronësi të prokurorit të Gjirokastrës, Arjan Muça, i cili ka ndjekur dosje të rëndësishme, si ajo e shperthimit te Gerdecit ku humben jeten 26 persona

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, automjeti kishte dy vite që parkohej në brendësi të qendrës tregtare.