Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Mësohet se shënjestra ishte Arjan Muça është i komanduar në KLP si inspektor. Atij i ka shpërthyer bomba në makinë, ndërsa nuk është raportuar ende për të plagosur.

Muça ka qenë më parë oficer tek ish prokuroria e krimeve të rënda. Gruaja, Gentiana Muça është gjyqtare në Apelin Administrativ.

Njoftimi i policisë

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

Top Channel