Gruaja e cila lindi 8 fëmijë por në mënyrë tragjike i ndërruan jetë, ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Mandy Allwood bëri bujë në media 26 vite më parë kur lindi 6 djem dhe 2 vajza njëherësh, një proces i gjatë dhe i dhimbshëm lindjeje, për 3 ditë dhe 3 netë, por asnjë nga foshnjat e saj nuk mbijetoi.
Vetë Princeshë Diana në ato vite shkoi e takoi dhe i qëndroi pranë. Përveç 8 foshnjave që ajo humbi, ajo kishte dhe 3 vajza por nuk arriti kurrë të kapërcente traumën e madhe, dhe 9 muaj të shtatëzanisë që ajo i përshkruante aq sa të lodhshëm dhe të magjishëm.
Ditën e sotme ajo ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare si pasojë e kancerit. Historia e saj i ngjan atyre të filmave, ajo rrefeu pak para vdekjes se prej shumë vitesh kishte pasur ndjesinë sikur foshnjat e saj e shkelmonin ende në bark, ishte kthyer në paranojake gjë e cila kishte çuar dhe në ndarjen me bashkëshortin e saj.
Policia e arrestoi disa herë pasi i jepte makinës e dehur, ndersa kishte dhe 3 vajzat e saj me vete.
Pas gjithë ketyre traumave ajo u diagnostikua me kancer pak kohë më parë dhe nuk arriti të dilte më kurrë nga gjendja e saj e rënduar emocionale.
Për arsye që ende nuk dihen, mediat britanike raportojnë se asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk do marrin pjesë në ceremoninë mortore.