Sherret e vazhdueshme dhe më pas, ndoshta, një debat i fundit fatal mes babait dhe djalit.

Kjo është hipoteza për vdekjen e Corrado D’Errico, 65-vjeçarit që vdiq më 30 dhjetor, ndërkohë që trupi iu gjet i djegur u gjet më 21 janar në Cerro Maggiore, në një fabrikë të braktisur të Milanos.

I dyshuar është djali i tij Lorenzo, pasi ka dhënë dëshmi kontradiltore.

Hetuesit hynë në shtëpinë e viktimës në kërkim të gjurmëve, veçanërisht të gjakut, për të kuptuar nëse 65- vjeçari është vrarë brenda apo jashtë shtëpisë së tij. Ata identifikuan gjurmë të shumta gjaku brenda shtëpisë dhe gjithashtu shenja të tërheqjes zvarrë.

D’Errico u vra në shtëpi dhe më pas trupi i tij u dërgua me makinë në Cerro Maggiore.

I pyetur nga hetuesit, djali i tij Lorenzo pranoi se kishte një marrëdhënie të vështirë me të atin, aq sa i kalonte ditët i mbyllur në dhomën e tij.

Një tjetër element që ngjalli dyshime ishte zbulimi i makinës së viktimës, disa ditë pas zhdukjes së tij, pak më shumë se treqind metra larg shtëpis. Gjithashtu, në garazhin e vilës, karabinierët sekuestruan një armë pa leje si dhe plumba.