Çmimet e picave dhe byrekut në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit të kaluar ishin 5.9 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit 2022, njoftoi Eurostat.

Në periudhën paraardhëse, nga dhjetori 2021 deri në dhjetor 2022, çmimet e picave dhe byrekut u rritën me 15,9 për qind, nga ku rezulton se inflacioni po zbutet edhe në këtë kategori.

Gjatë vitit të kaluar, picat dhe byrekët janë rritur më së shumti në Hungari, me 13,4 për qind, në Luksemburg me 11,3 për qind dhe në Letoni me 10,6 për qind.

Holanda është i vetmi vend në Bashkimin Evropian ku picat dhe byrekët janë bërë më të lira, me 0,9 për qind, ndërsa rritje shumë modeste çmimesh janë shënuar në Danimarkë, me 0,6 për qind dhe në Belgjikë, me një për qind.

Eurostat i publikoi këto statistika me rastin e Ditës Botërore të Picës, e cila festohet më 9 shkurt.