Profesoreshë Zamira Çavo ka qenë e ftuar në studion e Fax News përballë moderatorit Rezart Xhaxhiu, për të folur mbi librin e saj “Homoalbanus” ose kush jemi ne shqiptarët.

E pyetur nga Xhaxhiu nëse ne do të jemi përsëri në të njëjtën gjëndje siç ajo e përshkruan në librin e saj, Çcavo u përgjigj duke thënë po.

Sipas profesoreshës, problemi qëndron te fakti se ne nuk kemi reflektuar si popull në tërësi. Ajo shtoi se duhet që politikanët dhe elita të angazhohen për të ndryshuar diçka dhe të mos mbeten thjesht te fjalët e kafeve.

Çavo mori si shembull dhe takimin e Kryeministrit Rama me mësuesit. Ajo tha se si në vitin 2017 ashtu dhe në vitin 2013, mësuesit vazhdojnë të duartrokasin Ramën, ndërsa ky i fundit vazhdon t’i falenderojë.

Pjesë nga intervista:

Si na shikon pas 5-10 vitesh, prap këtu? Po. E di pse? Sepse nuk kemi reflektuar. Sepse reflektoj unë, individë të tjerë, por fryma e përgjithshem, shoqeria jonë, politika në radhë të parë dhe elitat intelektuale, që vazhdojnë të flasin në kafe, por nuk angazhohen për të ndryshuar diçka. Ne sot mund të quhemi patriotë, por ne nuk jemi qytetarë. Një popull që pështyn kaq shumë. Një politikë që pështyn mbi çdo gjë. Po ju sjell rastin e tre ditëve të fundit. Kryeministri Rama pasi mori mandatin e tretë bëri një takim me mësuesit. Ju ktheva 2017. Ju ktheva 2013. Po janë njësoj. Nuk ka asnjë ndryshim, absolutisht. Janë ata mësues që duartrokasin. Që ai gjen rastin që t’i falenderojë dhe t’i thotë ju jeni kështu se keni bërë gjëra të mira”, tha ajo.

Çfarë dreqin po ndodh? Kur kam qenë e re në gjimnaz, kisha shumë inat njerëzit që mbajnë ditare sepse thoja nuk kanë guxim për t’i thënë gjërat dhe i shkruajnë me veten e tyre. Pastaj, kuptova që ishte e nevojshme të mblidheshin shkrimet për të kuptuar ku po shkojmë dhe çfarë po bëjmë. Problematikat tona vazhdojnë të mbeten të njëjta. Pse? Sepse ne bëjmë idenë për të ecur para dhe përsëri mbetemi në vend. Sepse kam arritur në përfundimin që në fund të fundit kemi disa tipare që më së miri mund t’i quajmë homoalbanus, një specie e veçantë e cila shfaqet në politikë, në shoqeri, në shtet dhe kudo.

fax web