Huawei ka planifikuar organizimin e një eventi për prezantimin e produkteve të reja në datën 21 tetor në Vienë, i cili do të zhvillohet në orën 15:00 dhe do të prezantohet nga Derek Yu.

Kompania nuk ka zbuluar asnjë nga emrat e produkteve që do të prezantohen gjatë këtij eventi, megjithatë në ftesë tregohet se do të prezantohen smartphone, të cilët me shumë mundësi do të jenë seria e re P50që u prezantua në Kinë në muajin korrik.

Arsyeja se përse ne mendojmë se do të jetë seria P50 është sepse raportimet e fundit tregojnë se Mate 50 nuk do të prezantohet gjatë këtij viti. Megjithatë smartphone-i në fjalë mund të jetë dhe Nova 9, i cili do të prezantohet në 23 shtator në Kinë.

Seria P50 do të përfshijë dy modele, P50dhe P50 Pro. Që të dy përfshijnë kamera kryesore 50MP, por ndryshimi kryesor është se varianti bazë do të përdorë proçesorin Snapdragon 888, ndërkohë që varianti Pro do të përdorë proçesorin Kirin 9000.