Në gjashtëmujorin e parë, Huawei gjeneroi rreth 49.6 miliardë USD të ardhura, me një marzh fitimi neto që arriti 9.8%.

Të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i operatorit ishin 21.2 miliardë USD, të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i ndërmarrjes ishin 6.64 miliardë USD, ndërsa të ardhurat e biznesit konsumator ishin 21.01 miliardë USD.

Sipas drejtuesit të Huawei Eric Xu, kompania ka vendosur qëllimet e saj strategjike për pesë vitet e ardhshme. Ndër të tjera ai pohoi se: “Qëllimi ynë është të mbijetojmë në treg dhe ta bëjmë kompaninë të qëndrueshme duke krijuar vlera praktike për klientët dhe partnerët tanë. Pavarëisht rënies së të ardhurave nga biznesi ynë konsumator për shkak të faktorëve të jashtëm, ne jemi të bindur se bizneset tona që lidhen me ndërmarrjet dhe operatorët do të vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme.”

Në fund të fjalës së tij zoti Xu falenderoi secilin anëtar të ekipit të Huawei për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë dhe vendosmërinë e treguar për të ecur përpara në këto kohë sfiduese për kompaninë.

Pavarësisht të gjithave, kompania Huawei vazhdon të besojë te fuqia e teknologjisë dixhitale dhe do të punojë për të sjellë zgjidhje sa më inteligjente me karbon të ulët.

geek