Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë rrethrrotullimit të Thumanës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, burrë e grua.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Çifti i të plagosurve është dërguar për mjekim në spital, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.