Emrin e Klaudia Latas, një nga katër shqiptaret që humbën jetën në një aksident hekurudhor në Larisa të Greqisë në mars të 2023, do e mbajë një rrugë në Greqi.

Rruga ku u rrit Kaludia në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit në Larisa do mbajë emrin e shqiptares Klaudia Lata. Propozimi është bërë me vota unanime nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve për riemërimin e rrugës “Solona” në emrin “Rruga Lata” dhe do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisas që pritet të mblidhet ditën e sotme.

Klaudia ishte një studente ekselente e mjekësisë në në universitetin Aristotelis të Selanikut. Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik. Atë ditë prindërit e saj i kishin kërkuar që të ndalonte në Larisa dhe të çmalleshin, por e reja kishte refuzuar dhe donte të shkonte menjëherë në Selanik për të studiuar.

Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm me 57 viktima.

Top Channel