Aeroplani i pasagjerëve An-28, i cili humbi lidhjen me radarët në rajonin Tomsk të Siberisë në Rusi është gjetur.
Mediet e huaja shkruajnë se të gjithë udhëtarët janë gjallë. “Avioni është lokalizuar”, tha burimi, duke shtuar se pasagjerët dhe ekuipazhi ishin mirë.
Informacioni u konfirmua nga Ministria e Situatave të Emergjencës duke vënë në dukje se 19 persona ishin në bord, përfshirë dy fëmijë.
Ndërkohë, Drejtoria e Hetimit të Transportit Siberian Perëndimor, e cila raporton në Komitetin Hetimor të Rusisë, ka ndjekur penalisht kompaninë ajrore për shkeljen e rregullave të aviacionit dhe trafikut ajror.
fax