Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi zyrtar ka përcaktuar koston në lekë të një vote të vlefshme në zgjedhjet e 25 Prillit. Duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar nga KQZ me votat e vlefshme të grumbulluara nga partitë politike, rezulton se një votë ka kushtuar 85 lekë.

Pjestimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme 130,000,000 (njëqind e tridhjetë milion) lekë / 1,533,334 (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre e treqind e tridhjetë e katër) vota = 84,78 ( ≈ 85) lekë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 19, pika 1, shkronja “n” dhe pika 2, nenit 88, pika 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar si dhe Vendimit nr. 21 datë 13.07.2021 të Komisionit Rregullator “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrimin të përcaktojë me vendim vlerën në para të një vote të vlefshme.

Referuar nenit 88 pika 2, KQZ-ja, brenda 10 ditëve nga nxjerrja e rezultatit perfundimtar në shkallë vendi përcakton me vendim vlerën në para të një vote te vlefshme, duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar , me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi. Komisioni Rregullator miratoi me Vendimin nr.21 datë 13.07.2021, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

Në lidhjen nr.1 bashkëlidhur vendimit, përcaktohen votat e vlefshme dhe përqindja për cdo subjekt pjesëmarrës në zgjedhje ku rezulton se , partitë që kanë përfituar jo më pak se 1 % të votave dhe votat e vlefshme të grumbulluara prej tyre, janë si më poshtë: 1. Partia Socialdemokrate (PSD) 35,475 vota 2,2479% 2. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107.538 vota 6,8143% 3. Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” (PD-AN) 622.187 vota 39,4259% 4.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 768.134 vota 48,6741% Gjithsej vota të vlefshme 1 533 334 vota 2 Rruga Ibrahim Rugova Nr. 4 ëëë.kqz.gov.al [email protected] Tiranë 1007, Shqipëri Në bazë te nenit 180 pikës 4 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji fondi nga Buxheti i Shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje përcaktohet se do të jetë 2 herë më i madh , se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Fondi i vënë në dispozicion në vitin zgjedhor 2017 ishte 65,000,000 lekë, pra rrjedhimisht u caktua që për vitin zgjedhor 2021 fondi i përgjithshëm i miratuar të ishte 130,000,000 lekë. Pjestimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme 130,000,000 (njëqind e tridhjetë milion) lekë / 1,533,334 (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre e treqind e tridhjetë e katër) vota = 84,78 ( ≈ 85) lekë.

fax