Pas disa ditësh nga aksidenti tragjik në Kroaci, familja Binakaj priti mesditën e sotme trupat e pajetë të Valentina dhe Erlinda Binakaj.
Familja ka hapur dyer e mortit, ku pas procedurave standarde pas mbërritjes nw vendlindje, do të kryhen edhe procedurat e varrimit.
Fatjon Binakaj, njëri nga të mbijetuarit në aksident, ka rrëfyer momentet e tragjedisë, ku ka thënë se jetën ia ka shpëtuar një djalë 16-vjeç që e ka nxjerrë nga autobusi.
“Mas 20 minutave që kemi fjet, kam ni piskamë, edhe ka ra autobusi. Një djal 16-vjeçar më ka shpëtu jetën, më ka nxjerrë prej autobusi, mas 20 minutave më ka ardh vetëdija. “Unë nuk kam marrë lëndime shyqyr prej zotit, më kanë ba fotografime po mirë jam kanë”, shtoi ai.
fax