Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e të riut Vilson Hoxha i cili u përfshi në një aksident ku humbi jetën e fejuara e tij 19 vjeçare, Elsa Meci.

Mjeti tip “Audi” doli nga rruga për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara duke përfunduar në pyll dhe më pas u përplas me një pishë.

Përplasja rezultoi fatale për 19 vjeçaren Elsa meci e cila ishte e fejuara e Vilson Hoxhës nga Elbasani i cili ka marrë fraktura të shumta dhe ka nevojë për gjak .

Personi tjetër që mbeti i plagosur është Daniel Doda 23 vjeç nga Vlora.

Faxweb.al