Qeveria hungareze ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirus-it.
Kryeministri Viktor Orban bëri me dije se vendimi hyn në fuqi në mesnatë dhe do të zgjasë për 90 ditë.
Klubet e natës do të mbyllen dhe vendi do të vendoset në shtetrrethim gjatë natës për të parandaluar përhapjen e virusit.
Kryeministri i vendit u shpreh se qeveria do të ushtrojë një kontroll më të rreptë në vendet e argëtimit, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që audienca të ndjekë masat e parashikuara për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave.
Nëse këto protokolle nuk ndiqen, policia ka autoritet që të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse është e nevojshme.