Monika Kryemadhi, ishte paraditen e sotme në zonën e Kombinatit, ku u takua me banorë të prekur nga tërmeti i nëntorit 2019, banesat e të cilëve do të shemben.


Gjatë bisedave me banorët dhe dëgjesës së ankesave të tyre, Kryemadhi tha se Rama është mashtrues, pasi nuk i mban premtimet që ka dhënë.


Për banorët e Kombinatit, Kryetarja e LSI-së theksoi se do ta detyrojnë kryeministrin që të nënshkruajë një kontratë, në mënyrë që banorët mos mbeten pa shtëpi.


“Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet ta detyrojmë që këtu në Kombinat të vijë të nënshkruajë kontratat me 193 familjet në Kombinat. Ashtu sic e detyruam për shkollën “Sami Frashërin” që të shpallë ofertën dhe tendferin. Pra nuk mund të thotë ai, ti ikë tani se ne do ti shembim, pastaj hajde se flasim”-u shpreh Kryemadhi.