Megjithëse dihet se sa shumë e varur është Europa nga gazi rus, BE-ja duket e vendosur të ndalojë importet e naftës si pjesë e sanksioneve të saj më të ashpra të vendosura kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.Por jo çdo anëtar i bllokut prej 27 vendesh duket se është dakord me këte vendim. Hungaria e cila dhe më parë ka qenë kundër një hapi të tillë shpjegon se një masë e tillë do të ishte shkatërruese për ekonominë hungareze.Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto thotë se Komisioni Europian nuk ka një zgjidhje reale për “problemet e mëdha që do të krijoheshin për Hungarinë” nëse merret një vendim i tillë. Për të edhe pas bisedimeve me zyrtarët e BE, një marrëveshje midis Budapestit dhe Brukselit mbi këto sanksione duket ende e pamundur.“Brukseli nuk ka asnjë propozim për një zgjidhje … e cila mund të përballonte një ‘bombë atomike’ sic janë ndikimet e kësaj embargoje të mundshme të naftës kundër Rusisë në ekonominë e Hungarisë“, tha Szijjarto në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.Shumica e vendeve të tjera të BE-së mbështesin ndalimin e naftës ruse sipas një pakete të re të gjashtë të sanksioneve të krijuara për të ndëshkuar Moskën për luftën kundër Ukrainës. Por për një vendim të tillë kërkohet unanimiteti, edhe nga Hungaria që është kritikja më e madhe
Hungaria: Një embargo e naftës ruse do të na shkatërronte
27