Një tjetër autobus i linjës urbane në kryeqytet është përfshirë në një incident këtë të mërkurë.

Autobusit ka mbetur në kryqëzim tek zona e burgut “313”, duke krijuar kaos në trafik.

Mësohet se autobusi ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës.

Urbani po dilte nga rruga “Jordan Misja” për të shkuar tek ish- stacioni i Trenit.

Ndërsa të gjithë pasagjerët zbritën në mes të kryqëzimit.

Kujtojmë që javët e fundit, urbanët në Tiranë janë përfshirë në disa aksidente. Më i rëndi, që la dhe pesë të plagosur ishte ai i linjë së unazës që përfundoi në lumin Lanë.