Një burrë është rikthyer serish në burg pasi i vodhi me dhunë makinën një vajzë 16-vjeçareje, vetëm 20 minuta pasi ishte liruar nga burgu.

Incidenti ndodhi të Shtunën, 13 Shkurt në Spokane, Uashington, kur Departamenti i Policisë Spokane mori një telefonatë në 22:28 pasdite, që raportonte një vjedhje makinash, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë Spokane.

Autoritetet thonë se i dyshuari, 31-vjeçari Marcus Goodman – i cili u la i lirë nga burgu vetëm 20 minuta më parë në 22:08 pasdite – iu afrua vajzës 16-vjeçare dhe i tha se kishte armë para se të kërkonte makinën e saj dhe të largohej.

Departamenti i Policisë Spokane tha se ata menjëherë filluan kërkimin për automjetin dhe pak para 1 të mëngjesit të Dielën, 14 Shkurt, një rreshter i patrullës gjeti makinën dhe të dyshuarin dhe shpejt e identifikoi atë.

“Ndërsa oficerët hetonin veprimtarinë e Goodman, ata u vunë në dijeni se Goodman ishte liruar nga burgu për një akuzë kriminale në 22:08. Hetimi tregoi se për 20 minuta, Goodman kishte udhëtuar afërsisht 1.5 milje nga burgu deri në vendin e incidentit në Broëne’s Addition dhe grabiti viktimën e mitur,” tha Departamenti i Policisë Spokane në njoftimin e tyre për shtyp.

Goodman, i cili ishte tashmë një kriminel i dënuar, u dërgua përsëri në burgun e Qarkut Spokane për akuzën e krimit të grabitjes në shkallën e dytë.

Fax web