Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këtë të hënë ka sjellë imazhe tejet atraktive në rrjetin e saj social Instagram

Bukuroshja bionde u shfaq me të brendshme të kuqe tepër senuale nga guzhina, derisa pretendoi se po i përgatiste të dashurit mëngjesit.

Ndonëse rrallë herë ndodhë, por vëmendjen Bebe ia ka tërhequr edhe reperit shqiptar, Noizy.

Ky i fundit ka spikatur me një koment, që bëri një pjesë të madhe të fansave të mahniten nga mesazhi.

“Vakt i plotë dhe ëmbëlsirë”, ka shkruar reperi në koment.

Ndërkohë theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Noizy shfaq ‘pëlqim’ ndaj artistes me prejardhje shqiptare.

Fax news