Gjjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO)  konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Sarandës, Sali Hasën, i arrestuar para pak ditësh nën akuzën e korrupsionit. Apeli la ne fuqi vendimin e shkallës së pare

Hasa ra në rrjetën e përgjimeve të SPAK-ut, gjatë kohës që ky i fundit po hetonte gjyqëtaren Enkeleda Hoxha.

Nga përgjimet, rezultoi se ai pushoi akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi mori një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa, e cila po hetohet nën arrest shtëpiak.

E njëjta masë u aplikua edhe për 4 shtetas të tjerë mes të cilëve arbitri Qerim Ruçi dhe oficeri i policisë gjyqësore Napoleon Hodaj, i cili në bashkëpunim me ish-ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica lehtësuan akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Ndërsa zyrtari i klubit sportiv  ‘Përmeti” Bledar Hajredini u la në arrest shtëpie për përcaktim të rezultateve në garat sportive.

fax