Ne zyrën e noterit, veç dokumentave të tij ndodhej edhe gjithë dokumentacioni i ish noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyren e Prokurorit në Tiranë si dhe një pjesë e dokumentacionit të ish noteres së shtetit, Ermioni Gjoka, sot notere private

Sipas burimeve për mediat, në zyrën e noterit, veç dokumentave të tij ndodhej edhe gjithë dokumentacioni i ish noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyren e Prokurorit në Tiranë si dhe një pjesë e dokumentacionit të ish noteres së shtetit, Ermioni Gjoka, sot notere private, bashkëshortja e ish Kryetarit të Bashkisë Sarandë Edmond Gjoka në vitet 2003-2011. 

Policia prej disa orësh po vazhdon kqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar dëmet e shkaktuara ndërkohë që njëkohësisht po kryen dhe sekuestrimin e zyrës me urdhër të Prokurorit.

Për shkak se noteri ndodhet në paraburgimin e Sarandës, në vendngjarje është paraqitur nëna e tij e moshuar./syri.net