Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Gjoksi nuk ka muskuj. Ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të. Zakonisht fenomeni i rënies ndodh pas të 40-ve, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët. Shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit.

Ja disa nga zakonet e këqija që duhet të shmangni:

1.Fjetja me stomak ose përmbys: Ky është pozicioni më i keq për të fjetur për gjinjtë tuaj, pasi shtypen për orë të tëra. Kjo bën që me kalimin e kohës ligamentet të dobësohen dhe shtrihen duke mos qenë më një mbështetje solide për peshën e gjoksit.

2.Ushtrimet sportive me intensitet të lartë: Disa lloj ushtrimesh dhe stërvitjesh mund të ndikojnë në varjen e gjoksit. Pa marrë parasysh se çfarë stërvitje jeni duke bërë, sigurohuni që të keni veshur me një cilësi të mirë reçipetash sportive.

3.Pirja e duhanit: Nëse keni nevojë për një arsye tjetër për të lënë duhani është VARJA E GJOKSIT. Çdo sasi e pirjes së duhanit dobëson dhe plak lëkurën duke ulur furnizimin me gjak në sipërfaqen e saj.