Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të dëmtojë veten.

Sipas informacioneve nga burgu i Drenovës i dënuari Llazar Dine, dyshohet se është në gjendje të rënduar psikologjike, dhe në gjendje të dehur, ka debatuar verbalisht me të burgosur të tjerë.

Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me mjet mprehës të improvizuar, veprim ky para kamerave të institucioni

Aty është pikasur nga forcat e policisë, të cilët e kanë futur në izolim, ku edhe aty ka thyer xhamat. Ndërkohë, ai vijon të mbahet në izolim nën masa ekstreme./abcnews.al/