Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të qeverisë që të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi vendi fshihet pas sulmit kibernetik që mbylli të gjitha shërbimet online më 15 korrik.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë në Shqipëri.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e domosdoshme të SHBA-së dhe qëndrojmë së bashku me aleatët tanë të NATO-s për të kërkuar llogari Iranin për të parandaluar kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Basha bnë Twitter./a