Marjo Sinani që i vuri zjarrin pak ditë më parë zyrës së noterit, Aleko Anagnosti, i cili ndodhet në burg për akuzën e tjetërsimit të pronës, ka folu para prokurorëve.

Bëhet me dije se Sinani ka rrëfyer para prokurorëve porositësin që i kërkoi t’i vinte zjarrin zyrës së noterit në Sarandë.

Sinani u arrestuar dy ditë më parë, dhe në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Ai është marrë në pyetje nga autoritetet që të treguar se kush e pagoi që t’i vinte zjarrin zyrës së noterit. 

41-vjeçari ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka treguar se kush është porositësi duke dhënë edhe prova, emrin i të cilit nuk është bërë ende me dije.