I dashuri i një vajze që vdiq pasi ra nga një ballkon i katit të tetë, ka pretenduar se ajo u hodh vetë sepse “nuk ishte gati për martesë”.

Policia në Turqi tha se po heton nëse vdekja e 28 vjeçares Ayse Ozgecan Usta, ishte një vrasje apo vetëvrasje.

I dashuri i saj, i identifikuar si 32 vjeçari Bartu Can A. u arrestua pas hedhjes fatale nga lartësia në Zonguldak, në veriperëndim të Turqisë.

Oficerët thanë se dyshojnë se ai e ka shtyrë kur ajo ka refuzuar martesën ose kërkonte të ndahej prej tij, njoftojnë mediat vendase.

Por ai u tha hetuesve se ajo u hodh vetë drejt vdekjes, pas një debati nëse çifti duhet të martohej apo jo.

Ai thotë se kishte nxituar drejt saj momentin e fundit dhe e kishte mbajtur për disa sekonda, por rrjedhimisht nuk e kishte mbajtur dot dhe ajo kishte rënë.

Ayse ra nga ballkoni i shtëpise se saj në katin e tetë, në orët e para të 5 shkurtit.

Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital por vdiq më vonë në repartin e kujdesit intensiv.

Bartu është lënë në arrest shtëpiak për kohën e hetimeve.

Prindërit e Ayse erdhën me urgjencë në Zonguldak nga shtëpia e tyre në Ankara kur u njoftuan për lajmin.

Babai Kenan Usta tha se dyshonte versionin e ngjarjeve të Bartu.

Ai tha për mediat: “Një grua që jetonte poshtë tyre tha se dikush po thërriste ‘Nuk mund të mbaj dot më’. Si mund të mos mbajë një burrë i rritur një grua 55 kg? Besoj se ata kanë debatuar. Ajo ka dashur të largohet dhe ai nuk e ka lejuar. Koha do ta tregojë nëse ai e ka hedhur time bijë nga ballkoni apo jo. Nëse është një vrasje, dua që të jepet dënimi i duhur. Vajza ime ishte plot jetë, ishte zemra ime”.

Hetimet vazhdojnë.

Top Channel