Shqipëria

Prej disa ditësh, i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e të ftohtit Siberian, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në ultësirën perëndimore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të pakta në të gjithë zonën verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje. Mbetet problematike situata e ngricave në të gjithë vendin pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero në mbi 95 % të territorit të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.