Një zonjë nga Pogradeci ka denoncuar në media se i ishte prerë ndihma ekonomike për shkak se nuk kishte votuar Partinë Socialiste në zgjedhje. Ajo i është drejtuar për ndihmë Avokatit të Popullit dhe ky institucioni i kthyer përgjigje.

Nga shkresa rezulton se kjo shtetase nuk ka bërë aplikimin brenda afateve kohore, në muajin janar 2022, dhe këtë vonesë po ajo vetë e ka arsyetuar duke pretenduar se ishte duke pritur zgjidhjen e martesës. Gjithashtu kësaj shtetase, referuar shkresës zyrtare, i është ofruar të kërkonte punë në zyrën e punësimit.

Zonja Fraholli nuk ka pranuar sepse ka dy fëmijë më aftësi të kufizuara. Ai ka thënë se nuk ka dashur të punësohet, duke qëndruar në pritje të vendimit të gjykatës për divorcin që të përfitonte më pas ndihmën ekonomike.