Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja me armë në Peqin ditën e sotme ku Sokol Dehima, 52 vjeç, ka plagosur me armë Diell Çelën 55 vjeç.Diell Çela mësohet të ketë qenë ish-kreu i PD për Peqinin. .
Sipas burimeve nga policia ngjarja nuk ka prapavijë politike, por ka lidhje me detyrën e bashkëshortes së tij si drejtoreshë e spitalit të Peqinit. Bashkëshortja e Çelës mësohet se ka larguar nga puna gruan e Dehimës dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet.
