Protestat masive në çdo qyteta të Shqipërisë, por edhe ato kombëtare që u mbajtën në Tiranë, duket se kanë “shkundur” qeverinë.

Por ndonëse protesta ishte e qytetarëve, disa personazhe, të veshur nën petkun e “aktivistëve” po tentojnë ta marrin peng.

Një prej këtyre personazheve, është edhe Adriatik Lapaj. Ky i fundit, i dyshuar si i infiltruar i Sorosit, që në vitin 2015 është shfaqur hapur me multimiliarderin dhe me miqtë e ngushtë të kryeministrit Edi Rama, duke marrë pjesë në fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë e Soros. Një fakt tjetër që tregon lidhjen e tij me Sorosin është adresa e tij në Linked in, që tregon se është pjesë e Fondacionit të Soros.

Por Lapaj vijon të bëjë protagonistin në rrjetet sociale, duke tentuar të justifikohet.

Pa marrë asnjë leje, i infiltruari i Sorosit tenoi të bllokonte mbrëmjne e djeshme bulevardin para Kryeministrisë me një grup të vogël njerëzish. Ndërsa sot, shkruan se arsyeja pse u largua nga bulevardi ishin “limitet biologjike”.

Lexoj kritika, sulme, mendime…Mundohem prej tyre të marrë më të mirën dhe të reflektoj, por disa gjëra duhet t’i theksoj:

1-Ne jemi qytetar të angazhuar. Pra, bëjmë çfarë mendojmë të drejtë dhe përpiqemi me sa mundemi;

2-Refuzoni çdo kërkesë llogarie nga kushdo. Kush e bën më mirë le të dalë ta bëjë. Mos u kompleksoni. Qytetari duhet të veprojë me bindje. Të veprojë si beson, kur beson e për aq sa beson se ka të drejtë;

3-Kush ka ide më të mira, le të vazhdojë t’i aplikojë. Ka kaq shumë hapësirë debati publik sa nuk ka vështirësi;

4-Kush thotë se si duhen përshkallëzuar protestat, le të na udhëheq e unë personalisht nëse më bind do i shkojë nga pas;

5-Kush tregon se çdo qytetar që reagon duhet të hapë parti apo të bëjë rolin e opozitës politike partiake, le të hapë parti e të na bind t’i japim votën;

6-Dje protesta zgjati nga ora 11.00 e paradites deri në 21.00 të mbrëmjes, pra 10 orë. Aq mundëm. Kemi dhe ne limite biologjike.

7-Protesta si angazhim qytetar vazhdon. Protesta nuk është objektiv në vetëvete, por mjet shoqëror për tu dëgjuar dhe orjentuar debatin publik drejt problemeve që shqetësojnë shoqërinë”, shkruan ai./E.K-CNA.al