Berisha: ‘Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Nuk jam unë. Nuk kam asnjë lidhje. Nuk ka njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij. I kam thënë që nuk mund të flisje kurrë për Toyota Auris. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi për dekonspirim. Secili prej jush të ishit akuzuar me këtë akuzë, pa diskutim do i kishit kaluar disa vite në qeli. Ndërsa kjo dosje u mbyll nga Edi Rama. Kjo ka lidhje me lidhjet Rama Basha.

Prokuroria belge vazhdon hetimin. Mediat belge shkruajnë se kjo aferë dëshmon lidhjet e mafies me politikën në Shqipëri. I vetmi që është thirrur nga prokurorët belgë në Shqipëri është Brava. Ndaj dhe Naim mos ndiq vallen e një të mbyturi sepse vetëm sa iu përlyen. Drejtësia belge është e pavarur dhe do i shkojë deri në fund.

Ajo dosje do të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dhe amerikan. Mos mashtro me fotografi demokratët. Je i pashpresë. Ju ftoj që kandidatin e tij ta ftoni nga erdhi nga Tirana. Ja ku e keni kandidatin e lirë. Kjo na bën krenarë të gjithëve., Herën tjetër do votojnë edhe qytetarët për të nxjerrë kandidatin’