Home AKTUALITET “I keni qepur kostumin me porosi kompanive”, Rama ”dush të ftohtë” Bashkive:...

“I keni qepur kostumin me porosi kompanive”, Rama ”dush të ftohtë” Bashkive: 88.3% e tenderave janë me probleme, do i çojmë në SPAK…

52

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryetarët e Bashkive, që sipas tij në masë të madhe kanë probleme me procedurat e tenderimit.

Sipas Ramës, në një hetim të ndërmarrë nga Agjensia e Prokurimeve Publike, për vitin 2020, dhe katërmujorin e parë të këtij viti është vënë re se më shumë se 90% e tenderave janë me probleme.

Rama tha se APP do të referojë në SPAK çdo tender të dyshimtë, të cilët duhet të jenë konkurentë dhe të hapur për sa më shumë kompani, që kërkojnë të ketë garë të drejtë.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Viti 2020, Janar-Prill 2021

Janë kryer 1275 procedura tenderimesh, në 88.3% të rasteve ka pasur probleme, 55.25 e bashkive nuk kanë reaguar, dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim pas gjetjeve nga agjensia e prokurimeve publike. Tani është fakt botërisht i njohur, që qepja me dorë e tenderit si kostum me porosi, e cënon drejpërdrejtë shkallën e pjesëmarrjes.

Nga shqyrtimi i të dhënave, nga tenderat që janë asistuar nga agjensia e prokurorimeve publike, rezulton se mesatarja e ofertave për këto procedura është vetëm 2.1. Nga ana tjetër nga analiza e të gjitha procedurave, 47 prej bashkive për më shumë se 50 % të procedurave kanë vetëm një operator ekonomik, pavarësisht se thuhet se procedura është e hapur.

Ka probleme me përllogaritjen e fondit limit, vendosja e kritereve të veçanta, kualifikim dhe shpallje fitues të operatorëve që nuk respektojnë kriteret.

Do të kalohet pa ngurrim nga ana jonë nga dënimi me gjobë në denoncimin në SPAK, në çdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshime të arsyeshme për tendera korruptivë. Dhe do të jetë kushdoqoftë prej jush, por jo unë apo PS që të shkojë përpara SPAK për të dhënë shpjegime.