Një person është arrestuar në Gjirokastër dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, blutë e Gjirokastrës kanë vënë në pranga 41-vjeçarin me iniciale S. T., banues në Suedi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërkaq, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Ç., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për t’i hapur asaj një llogari false, në rrjetin social “Tik Tok”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

.