Autoritetet policore kanë hequr disa bandorela në disa vende në Shkup, ku këto ditë po organizohet fushata ‘Të dua Çamëri’. Për këtë organizim nëpër çarshinë e Shkupit dhe në pjesë tjera të qytetit janë vendosur bandorela me këtë mbishkrim, ndërsa fushata në fjalë ka për qëllim përkujtimin e të drejtës natyrore të popullit shqiptar çam për tokën e tyre.
″Erduan Dauti″, njëri prej organizatorëve të këtij manifestimi tha se shpreson që ky veprim nga institucionet përkatëse të mos ndikojë tek qytetarët për të mos u bashkuar në marshin e paqes, që do të mbahet ditën e enjte.
“Njëra nga aktivitetet që ka qenë, ishte edhe zbukurimi apo vendosja e banderolave nëpër çarshi të Shkupit dhe nëpër disa vende në Shkup, por fatkeqësisht nga ana e policisë ato banderola në disa vende janë larguar edhe pse për këtë organizim ne kemi marrë edhe leje paraprake nga ana e organeve kompetente por fatkeqësisht siç duket dikujt këto banderola i kanë penguar dhe i kanë larguar, por shpresojm se kjo nuk do të ndikoj, dhe ditën e enjte qytetarët në mënyrë paqsore t’i bashkangjiten këtij marshi”, deklaroi Erduan Dauti.