Alex Feis-Bryce ishte 18 vjeç kur u përdhunua nga një person i panjohur në një festë homoseksualësh. Sipas BBC, i riu kishte pak kohë që u “prezantua” si homoseksual dhe shkoi në Manchester për të vazhduar studimet.

“Ishte hera e dytë që shkoja në një bar apo pab homoseksualësh. Unë dhe shoku im u ftuam nga disa persona në një festë homoseksualësh në një shtëpi. Unë isha shumë naiv dhe doja të bëja miq dhe të isha i hapur me njerëzit. Unë rashë dakord, por shoku im ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe nujk erdhi”-tha Alex.

Më tej Alex tregon dhe momentet e tmerrit me të panjohurin: “Ai më çoi në një dhomë dhe jo shumë kohë më vonë ai erdhi atje dhe më përdhunoi. Unë në fakt mendova se përdhunimi nuk u ndodh burrave, kjo mendoja se u ndodhte vetëm grave dhe e pata të vështirë ta raportoja në polici.