SHKODËR- Një 70-vjeçar, kryeplak i fshatit Pepsumaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër për kultivim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Ndue Fiku 70 vjeç, me detyrë Kryeplak i zonës Pepsumaj dhe Mark Fiku 31 vjeç.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se aktiviteti kriminal I kryeplakut është faktuar me prova. Ata akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës

Agjencia vazhdon hetimet për dokumentimin e veprimtarisë së punonjësve të policisë në këtë aktivitet kriminal./ abcnews.al