Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi po punonte në një fermë kanabisi në Hartlepool.

Mediat britanike bëjnë me dije se Armand Hajredini, një emigrant shqiptar, denoncoi se e futën të ruante kanabis pasi e gënjyen duke i premtuar vend pune në ndërtim.

26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84,000 paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë, ndërsa kishte marrë kërcënime ai dhe familja e tij që të mos linte punën. Kur policia mbërriti në banesën ku ndodhej Hajredini e gjeti atë në kopshtin e pasmë me çelësat dhe një celular në dorë.

Gjykata mësoi se ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe ai flinte në një shtrat të vetëm në kuzhinë. Ndërsa avokatja e tij tha se 26-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion pesë vjet më parë nga Franca, por ai humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe ai punoi në juglindje të vendit në tregtinë e ndërtesave dhe në lavastoviljet.

Gjykatësi tha se ferma e kanabisit ishte një strukturë shumë e sofistikuar me llamba, kohëmatës dhe transformatorë me intensitet të lartë. Hajredini i tha një oficeri se ai kishte jetuar pranë Heathroë derisa iu tha se kishte punë në verilindje dhe ai udhëtoi me tren për në Newcastle.

Ai tregoi se kishte kontaktuar me një person i cili më pas e mori me furgon dhe e dërgoi në banesën ku duhet të ruante kanabisin. Ndërsa avokatja e tij mbrojtëse tha: “Ky rast ngre çështje të skllavërisë dhe detyrimit modern. Ai është një i ri pa dënime të mëparshme, i cili përshkruhet si një i ri inteligjent që dëshiron të qëndrojë në këtë vend ligjërisht dhe të punojë dhe të fitojë në mënyrë të ligjshme.”

Hajredini u dënua me shtatë muaj paraburgim pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Fax