Policia ka dalë me një njoftim paraprak lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Rreth orës 19:20 në qëndrën e qytetit shtetasi D.B., 26 vjeç tentoi të kalonte me automjetin e tij perimetrin e sigurisë që kishte vendosur policia me rastin e zhvillimit të një koncerti në qytet. Efektivët nuk e kanë lejuar të riun të kalojë.
Ky më pas ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë dhe në gojë inspektorin Sh.J., i cili më pas nxorri armën e shërbimit dhe për vetëmbrojtje ka qëlluar duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.
I riu më pas u dërgua në spital ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, insepktori Sh.J pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Për të shmangur konfliktin e interesit, të gjitha veprimet proceduriale po kryhen nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore e mbështetur nga Prokuroria.
/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.
Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.