Pamje të rënda janë publikuar nga një rast që ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku një burrë shihet duke u përpjekur që ta kalojë një pengesë për hyrjen e njerëzve dhe bie në dysheme.

Christopher De La Cruz, 28 vjeç, u shpall i vdekur pas incidentit që ndodhi në stacionin e trenit në Queens të dielën rreth orës 6 e 45 minuta në mëngjes, njoftoi policia.

Në pamje shihet i riu duke u përpjekur që të kalojë mbi një pengesë lëvizëse përderisa po hynte në stacionin e trenit, por ai rrëzohet keq. Duket se atij i bie telefoni në anën tjetër të pengesës dhe kjo i shërben si motiv shtesë për ta kaluar pengesën.

Policia tha se i riu ra me kokë dhe e theu qafën, duke shtuar se ai po përpiqej që t’i ikte një tarife. Sipas policëve, Cruz u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan New York Post.

Paralajmërim: Videoja e mëposhtme përmban pamje të ndjeshme.